Atleti i shtigjeve të gjata, Erzen Zyberaj, nuk i ndahet fitoreve në garat malore.
Zyberaj sot ka arritur edhe një fitore, kësaj radhe në garën “Ljuboten Skyrace 2023” që u mbajt në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.
Zybeaj është krenar që zuri vendin e parë duke paralajmëruar edhe suksese të radhës.
Pamje nga gara, Erzen Zyberaj - i pari në të majtë
“Gara e tretë për këtë vit në Malet e Sharrit dhe përsëri kampion.
‘Ljuboten Skyrace 2023,’ e mbajtur për herën e parë në Maqedoninë e Veriut, në formatin e vrapimeve malore ‘Sky Running’, ishte një sfidë mjaftë e mirë për të testuar përsëri veten time në këtë disiplinë.
Urime për podiumin shoku Uran (Ahmeti). Faleminderit për mikpritjen organizatorëve.
Faleminderit për mbështetjen Bike Plus”, ka shkruar Zyberaj në profilin e tij në facebook.