Klubi i atletikës Rogana ka shkëlqyer në garat e Kupës së Kosovës.
Atletët e Roganës treguan formë të lartë në Kupën e Kosovës.
Kryetrajneri i Rogans, Zijadin Kryeziu, është krenar për suksesin e radhës dhe për Kupën jubilare.
“Kupa jubilare.
Kupa e Kosovës për seniorë, Malishevë 16 - 17 shtator.
Për dy ditë radhazi atletët tanë bën një paraqitje të shkëlqyeshme duke triumfuar për të dhjetën herë në Kupën e Kosovës për Seniorë.
Këtë sukses e bën më të veçantë fakti që kjo është Kupa jubilare shtetërore që vije në komunën e Dardanës më konkretisht në Roganë.
Unë si trajner uroj të gjithë atletët, stafin e klubit që e bën të mundur që Kupa e Kosovës edhe kësaj radhe ti vij në Roganë, falënderim të veçantë për sponsorin e klubit ‘Brickos shpk’ për përkrahje të vazhdueshme, është viti i katërt që rrugëtojmë së bashku me ‘Brickos Shpk’ drejtë sukseseve të përbashkëta. URIME shëndet dhe suksese drejt fitoreve”, shkruan Kryeziu në profilin e tij në facebook.