Paraditen e sotme në Berlin atletja nga Etiopia Tigst Asefa ka vendosur rekord të ri botëror në disiplinën e maratonës ndërsa Eliud Kipçoge ka fituar për herë të pestë garën prestigjoze e cila është në edicionin e 49-të.
Asefa, e cila përfundoi e para për femra këtë garë një vit më parë, arriti që të përshkruante 42,195 kilometrat për 2 orë, 11 minuta dhe 53 sekonda duke thyer kështu rekordin e vendosur nga Brigid Kotsgei në Maratonën e Çikagos në 2019 me kohën 2:14:04.
Në kategorinë e meshkujve edhe në këtë sezon i pari ishte Eliud Kipçoge. Fenomeni nga Kenia, i cili në garën e sotme u la i vetëm që nga kilometri i 32-të, përfundoi garën për 2 orë, 2 minuta e 42 sekonda pra gati 1 minutë e gjysëm më “ngadalë” krahasuar me kohën e vendosur nga vetë ai po në Berlin. Për kenianin është fitorja e pestë në Berlin.
Atletet elitare
Tigst Assefa (ETH) — 2:11:53 (RB)
Sheila Chepkirui (KEN) - 2:17:49
Magdalena Shauri (TAN) - 2:18:41
Zeineba Yimer (ETH) - 2:19:07
Senbere Teferi (ETH) - 2:19:21
Dera Dida (ETH) - 2:19:24
Workenesh Edesa (ETH) - 2:19:40
Helen Bekele (ETH) - 2:19:44
Charlotte Purdue (GBR) - 2:22:17
Fikrte Wereta (ETH) - 2:23:01
Atletët elitarë
Eliud Kipchoge (KEN) - 2:02:42
Vincent Kipkemoi (KEN) - 2:03:13
Tadese Takele (ETH) - 2:03:24
Ronald Korir (KEN) - 2:04:22
Haftu Teklu (ETH) - 2:04:42
Andualem Belay Shiferaw (ETH) - 2:04:44
Amos Kipruto (KEN) - 2:04:49
Philemon Kiplimo (KEN) - 2:04:56
Amanal Petros (GER) - 2:04:58
Bonface Kimutai Kiplimo (KEN) - 2:05:05
Jared Ward (USA) - 2:11:44