Atletët e atletet e Prizrenit shkëlqyen në garën ‘Mitingu 1 Tetori’.
Trajneri i Prizrenit, Bajram Duja, është i ngazëllyer me rezultatet e kubit të ti.
KA Prizreni fitoi garë 13 medalje, 5 të arta, 4 të argjendta e 4 të bronzta.
“Sot, u përmbyll procesi i garave, me mbajtjen e garës ‘Mitingu i 1 Tetorit’ në shtegun e atletikës ‘Liman Gega’ në Malishevë.
Klubi i Atletikës Prizreni arriti rezultate të jashtëzakonshme gjatë garave të vitit kalendarik 2023.
U fituan dy kupa të Kosovës.
Në konkurrencën e senioreve klubi u shpall fitues dhe në plasmanin e përgjithshëm doli i pari. Në konkurrencën e junioreve klubi arriti të fitoj vendin e dytë dhe në plasmanin e përgjithshëm doli i pari.
Performanca e atletëve u rrit dukshëm në krahasim me vitin e kaluar.
U arritën rekorde nacionale dhe personale.
Sara Susuri, Emine Jenuzi dhe Merve Spahi e përfaqësuan Kosovën në gara ndërkombëtare.
Sipas rezultateve mund të themi se në vitin 2023 Klubi i Atletikës Prizreni është klubi më i suksesshëm në Kosovë.
Në garën e cila u mbajt sot, atletët - et e klubit shkëlqyen duke i fituar 13 medalje, 5 të arta, 4 të argjendta e 4 të bronzta.
Sara Susuri - U - 20, e para në 100 m. për seniore,
Emine Jenuzi - U -18, e para në 400 m. dhe e dyta në 100 m. për seniore,
Merve Spahi - U - 18, e pra në 800 m. për seniore,
Altrin Jrasniqi - U - 16, i dyti në 100 m. për U - 16,
Orgeta Kryeziu - U - 18 e para në shtizë dhr para në kërcim së gjati për seniore,
Gerta Kurtaj - U - 20, e dyta në gjyle dhe e treta në disk për seniore,
Vanesa Shala - U - 18, e dyta shtizë dhe e treta kërcim së gjati për seniore,
Aldin Hoxha - U - 16, i treti në disk për dhe i treti në gjyle për U - 16,
Anes Hoxha - U - 14, i treti në gjyle për U - 14.
Në emër të kryesisë, kryetarit Gazi Renaku, trajnerëve Bajram Duja dhe Adnan Tahiri, urime dhe suksese në garat e vitit 2024 në shteg!”, njofton KA Prizreni.