Atletja e talentuar e KA Theranda 1992, Arzana Bllaca, ka arritur rekord në disiplinën 60 metra.
Talente që premton shumë.
Kryetrajneri i Theranda 1992, Labinot Gashi, shpreh fjalë miradije për Arzanën.

Pamje nga gara
Rekordi i saj është në disiplinën 60 metra, e cila ka arritur me kohë të kaluar për 9 sekonda e 7 qindta.
“Edhe një rekord i Kosovës i vendosur nga atletja jonë, Arzana Bllaca, e cila ka arritur në vrapim 60 metra të vrapoj për 9.07sec.
Arzana Bllaca tani bart mbi supe dy rekorde të Kosovës në 200 metra dhe në 60 metra për moshat U-12.
Klubi Atletik Theranda i dëshiron shëndet dhe mbarësi në jetë dhe duke e uruar të vazhdoj të na bëj krenar me rekorde”, ka bërë të ditur KA Theranda 1992.