Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, ka vizituar Federatën e Atletikës së Kosovës.
Presidenti i federatës, Halil Sylejmani, ka njoftuar ministrin për aktivitetet e mbretëreshës së sporteve.
“Ministri Çeku ka takuar kryetarin e Federatës së Atletikës të Kosovës Halil Sylejmani, me të cilin kanë biseduar për aktivitetin e federatës gjatë vitit 2023, sukseset e sfidat.
Çeku e Sylejmani
Bashkë kanë folur për programet dhe planet për këtë vit, mbështetjen e atletëve, zbulimin e talentëve dhe arritjen e sukseseve ndërkombëtare.
Diskutuan po ashtu për politikën dhe reformën në sport, infrastrukturën sportive dhe formën më të mirë të mbështetjes nga MKRS për zhvillimin dhe fuqizimin e sportit të atletikës në Kosovë”, njofton MKRS.