Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani dhe anëtari bordit të Komitetit Olimpik të Kosovës, thotë se paratë e taksapaguesve të Kosovës, duhet të dihen se si shpenzohen nga federatat e ku shkojnë ato.
Sylejmani tha se duhet të ketë përgjegjësi për çdo cent që shpenzohen nga federatat, se janë paratë e taksapaguesve të Kosovës.
“Unë mendoj se ministri me veprimet e tija konkrete ka rrit buxhetin për Federatat dhe duhet të dihet se ku shkojnë paratë e taksapaguesve.
Çdo federatë duhet të jetë transparente për buxhetin që i është ndarë nga buxheti i MKRS - Qeverisë.
Duhet edhe Klubet sportive të shikohen si udhëhiqen në çdo aspekt dhe të ju ndihmohet sa më shumë që është e mundur.
Sporti është ambasador i shtetit, andaj të veprojmë dhe të sillemi komform rregullave sportive e qytetare në vend e kudo në botë!”, ka komentuar Sylejmani.