Atleti i kombëtares së Kosovës, Muhamet Ramadani, ka shënuar rezultat të lakmueshëm në Kampionatin Evropian në disiplinën teknike, që po mbahet më kryeqytetin e Italisë, Romë.
Ramadani asnjëherë nuk e përmbyllë listën por kësaj radhe nga 30 atletë më të mirë të Evropës në hedhjen e Gjylës, ka përfunduar në pozitën e 20-të.
Trajneri i Muhametit, Shaban Ramadani, është i kënaqur me rezultatin.
Kur kihet parasysh se Muhameti u ballafaqua edhe me një lëndim, pozita e 20-të, eshtë rezultat i kënaqshëm.
“Përfunduam në vendin e 20 ku lamë prapa 10 hedhësit më të mirë të Evropës.
Rezultati 19.10 metra vjen pas një lëndimi të cilin ende jemi duke e trajtuar për çka e falënderoj Mriparehab, ku trajtimi do të vazhdojë tutje.
Sa i përket kësaj gare për ne është një motiv shtesë pasi që e kemi gjet veten në mesin e tyre me pak diferenca, vlen të theksohet se atletika është mbretëresha e sportit.
Meti në këtë garë ishte atleti më i ri në moshë nga garuesit e tjerë ku mosha mesatare ishe 26 vjeç.
Tash do të punojmë edhe më shumë së bashku me trajnerin e forcës eksplozive z. Edib Smaka”, thotë Shaban Ramadani.