Luiza Gega nuk e mbron dot titullin në Romë, atletja shqiptare renditet e 5-ta në Evropë!
Atletja shqiptare Luiza Gega nuk ka arritur që të mbrojë dot titullin e fituar dy vite më parë në Mynih, pasi është renditur në vendin e pestë në finalen e 3000 metrave me pengesa në garën finale të Kampionatit Evropian, Romë 2024.
Luiza Gega ka mbyllur garën me kohën 9.22.92, pa arritur që të përsërisë suksesin e dy viteve më parë, kur u kurorëzua “mbretëresha” e Evropës.
Francezja Finot është shpallur kampione e Evropës me kohën 9.16.22.