Ka përfunduar Kampionati i 86-të Kombëtar i Atletikës, një event që u organizua për dy ditë me radhë në stadiumin “Elbasan Arena. Në këtë event organizuar nga Federata Shqiptare e Atletikës, morën pjesë sportistë më të mirë në vend.
Në total, 17 skuadra u përfaqësuan në këtë event, që është më i rëndësishmi në sportin e “mbretëreshës”. Tirana për femra dhe Vllaznia për meshkuj janë dy ekipet që u shpallën fitueser të këtij turneu, që konfirmoi mjaft emra kampionë.
Luiza Gega dhe Franko Burraj u shpallën edhe dy sportistët më të mirë të turneut, ndërkohë që mjaft atletë u shpallën kampionë në dy disiplina. Për t’u theksuar fakti se gara e 100 metrave për femra pati dy fituese, me kohë të njëjtë.
Kampionët kombëtarë 2024-Meshkuj
100m, Endri Rakaj (Vllaznia)
110m/p, Milen Caco (Skënderbeu)
200m, Franko Burraj (Vllaznia)
400m, Franko Burraj (Vllaznia)
400m/p, Durjon Idrizaj (Vllaznia)
800m, Daniel Ndoj (Partizani)
1500m, David Nikolli (Partizani)
3000m, Bledar Mesi (Tirana)
3000m/p, Bledar Mesi (Tirana)
5000m, David Nikolli (Partizani)
10000m, Ilir Këllezi (Skënderbeu)
Së gjati, Izmir Smajlja (Tirana)
3/hapsh, Kolindo Kiri (Vllaznia)
Së larti, Glenis Haxhiaj (Vllaznia)
Shtizë, Ingri Nelaj (Teuta)
Gjyle, Adriatik Hoxha (Teuta)
Disk, Adriatik Hoxha (Teuta)
4x100m, Vllaznia
4x400m, Vllaznia
Kampionët kombëtarë 2024-Femra
100m, Elisa Myrtollari (Skënderbeu)
100m, Palona Shyle (Tirana)
100m/p, Uibi Ahmet (Skënderbeu)
200m, Alesia Ciko (Skënderbeu)
400m, Iljana Beqiri (Tirana)
400m/p, Livia Topi (Skënderbeu)
800m, Alesia Dauti (Tirana)
1500m, Relaksa Dauti (Tirana)
3000m, Luiza Gega
3000m/p, Redia Dauti (Tirana)
5000m, Luiza Gega (Tirana)
10000m, Redia Dauti (Tirana)
Së gjati, Erisa Rrasa (Vllaznia)
Së larti, Mei Sokoli (Tirana)
Cekiç, Yipsi Moreno (Tirana)
3/hapsh, Joana Gioli (Tirana)
Shtizë, Mei Sokoli (Tirana)
Gjyle, Yipsi Moreno (Tirana)
4x100m, Tirana
4x400m, Tirana