Kosova me 10 dhjetë atletë në Kampionatin Ballkanik

Atletika

Kosova me 10 dhjetë atletë në Kampionatin Ballkanik

Nga: K.G. Më: 5 korrik 2024 Në ora: 17:17
Kombëtarja e Kosovës

Kosova do të përfaqësohet me 10 atletë në Kampionatin Ballkanik. 

Atletët tanë synojnë paraqitje sa më të mira në këtë garë.  

“Kombëtarja jonë do të marrë pjesë me 10 atletë në Kampionatin Ballkanik për U18, i cili do të mbahet në Maribor të Sllovenisë më 6 korrik. Atletët tanë që do të përfaqësojnë Kosovën janë: Nartila Gega - hedhje të Diskut; Medina Fejza – 400 metra; Vesa Jusufi – 100 metra; Meve Spahi – 1500 metra; Enilda Zeqiri – 400 m; Medina Lushaku – 800 m; Flavio Buzhala - hedhje të Diskut dhe Gjyles; Luan Mazrekaj - hedhje të Diskut dhe Gjyles; Adis Shabotiq – 400 metra dhe Ahmet Shehu – 100 metra.

Ekipi ynë do të përfaqësohet me këta atletë në këto disiplina. Në kampionatin Ballkanik U18, do të marrin pjesë rreth 400 atlet nga 21 shtete.

Së bashku me atletët, kanë udhëtuar trajnerët e Federatës Atletike të Kosovës: Banush Dakaj, Mergim Mazrekaj dhe Fatlum Grajçevci.

Në emër të Bordit Drejtues të Federatës Atletike të Kosovës dhe komunitetit tonë të Atletikës, kryetari Halil Sylejmani ju urojmë suksese sportistëve tanë në kampionatin Ballkanik”, njofton Federata e Atletikës së Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat