Dy rekorde botërore u thyen në garën Diamond League në Paris.
Atletja ukrainase Yaroslava Mahuchikh thyen rekordin botëror në kërcim së larti në garën Diamond League në Paris.
Yaroslava Mahuchikhkërceu 210 centimetra, që është një centimetër më i mirë se rekordi që mban atletja bullgare Stefka Kostadinova që nga viti 1987.
Rekordin botëror e thyen edhe një atlete nga Kenia, Faith Kipyegon, në garën e 1500 metrave.
Ajo e përfundoi garën në 3:49.04 minuta dhe kështu hyri në histori.