Kosova do të përfaqësohet me dy atlete në Kampionatin Evropian U18.
Atlete Nartila Gega dhe Medina Fejza synojnë paraqitje sa më të mirë.
Nedrtila garon në disiplinën teknike, ndërsa Medina në 400 metra.
“Kombëtarja jonë do të përfaqësohet në Kampionatin Evropian U18 në Bystrıca të Sllovakisë, nga 18 deri më 21 korrik, me dy sportiste të talentuara:
Nartila Gega në hedhjen e diskut, e cila ka siguruar normën evropiane për këtë garë me një rezultat impresiv prej 40.96 metra, ndaj normës prej 40.50m.
Medina Fejza do paraqitet në disiplinën 400 metra.
Jemi të kënaqur që sportistet tanë kanë arritur të kualifikohen në këtë nivel të lartë të konkurrencës dhe shpresojmë që ato do të sjellin rezultate të mira”, njofton Federata e Atletikës së Kosovës.