Kapiteni i kombëtares australiane të hokeit në bar, Met Douzon është protagonisti kryesor i vigjiljes së “Paris 2024”. Me të mbërritur në aeroportin e kryeqytetit francez ai u rrethua nga gazetarët, të cilët ishin në dijeni të historisë së tij.
Vetëm pak ditë më parë Douzon pësoi një frakturë në njërin gisht të dorës së djathtë. Fraktura ishte serioze dhe mjekët e këshilluan që ta mobilizonte, por nëse do të vepronin në këtë mënyrë atëherë atleti do të hiqte dorë nga Lojrat Olimpike.
Aty 30-vjeçari pa u menduar dy herë u kishte kërkuar mjekëve që të prisnin pjesën e dëmtuar duke amputuar një herë e përgjithmonë një pjesë të gishtit të tij.
I pyetur për këtë gjest të Douzon, trajneri i tij tha: “Të them të drejtën nuk e di nëse do të kisha bërë të njëjtën gjë nëse do të isha në vendin e tij”.
“Zgjidhja më e mirë ishte që të hiqja një pjesë të gishtit.
Kam ndjesi të çuditshme tani, por them se është diçka mjaft e veçantë. Jam me fat që humba vetëm një pjesë të gishtit, kur shikoj se sa njerëz vuajnë për gjëra edhe më të mëdha”, tha Met Douzon.
Zgjedhja e lojtarit “justifikohet” me faktin se Australia e hokeit në bar është njëra nga skuadrat favorite për të fituar medaljen e artë.
Kjo është paraqitja e tretë e Douzon në Lojrat Olimpike. Më parë ai ka qenë pjesë e “rio 2016” dhe “Tokio 2020”.