Edicioni i tretë i “Maratonës Enkelana” në Pogradec bëri bashkë 500 vrapues nga 38 vende të botës.
Ata morën pjesë ne dy dispilinat 21 km nga Pogradeci në Lin dhe 11.5 km në interearin Pogradec-Tushemisht-Pogradec.
“Interesante ka qenë pjesëmarrja nga Afrika e Jugut, Amerika, Kanadaja, Gjermania, Turqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut e cila ka ardhur me numrin më të madh të atletëve, rreth 60 atletë. Ka nga Greqia e cila del e dyta në renditjen totale me mbi 50 atletë, por ka nga shumë vende pjesëmarrje. Grupmosha më e madhe e pjesëmarrësve është 35-45 vjeç.
Të dyja garat janë të çertifikuara dhe Maratona Enkelana është në kalendarin botëror të maratonave pra Pogradeci ka ditën e vet në kalendarin e maratonave. ”
Emocionet ishin më të veçanta për fituesin e garës 21 km, i cili udhëtoi nga Ukraina për të marrë pjesë.
“Është hera ime e parë këtu. Ishte eksperiencë shumë e bukur pasi nuk ishte edhe shumë nxehtë, rruga ishte jo shumë e vështirë për mua. Fitoren sot ja dedikoj vendit tim, Ukrainës.”
Për distancën 11.5 km fitues u shpall Bledar Mesi nga Forcat e Armatosura te Shqiperise.
“Bledar Mesi FA, fituesi 11.5 km: Ishte një garë e bukur, garë e vështirë, është edicioni 3 që marr pjesë. Jemi një ekip nga FA që gjithmonë marrim pjesë dhe kudo ku ka aktivitete sportive gjendemi.
Dua të falenderoj Ministrinë e Mbrojtjes, Akademinë e FA, por edhe organizatorët për këtë organizim që çdo vit është edhe më i bukur dhe gjithë sportistët që marrin pjesë. Është e disa ta herë që marr pjesë dhe faktikisht në maratonën e Pogradecit kam dalë gjithmonë i dyti. Kur je i stërvitur nuk është shumë e vështirë edhe e dominon garën që në fillim edhe të paktën 5 km e fundit i shijova në maksimum ngaqë isha vetëm unë.”
Për të marrë pjesë në Maratonën e Pogradecit, ky garues erdhi nga SHBA.
” E shijova dhe ishte vërtet e këndshme. Pak e vështirë si garë, ndoqa itinerarin tim dhe besoj se u rendita mirë si gara e parë që ishte për mua. Erdha për herë të parë në Shqipëri vitin e kaluar dhe e dija që do të zhvillohej kjo garë.
Kështu që nisa të vrapoj 6-7 muaj më pare, u stërvita, në mënyrë që kur të vinim këtu sërish me pushime që të merrja pjesë dhe të provoja një eksperiencë ndryshe. Nuk kisha vrapuar në asnjë vend tjetër veç Amerikës, Shqipëria është e dyta.
Bledi Orhani i cili një vit me parë iu nënshtrua transpantit të veshkës vrapoi për të mbështetur personat që vuajnë nga sëmundjet e veshkave.
“Ndihem shumë mirë, pak i lodhur por për të sfiduar veten erdha, vrapi ishte i bukur ndaj u kënaqa. Ishte hera e parë për mua pasi herët e tjera nuk kam mundur të marr pjesë për shkak të problemeve që kam pasur me veshkat ndërkohë që në dhjetor 2023 unë kam kryer transplantin e veshkës dhe pas konsultave me mjekët këtë vit mora lejen për të marrë pjesë.
Qëllimi ishte të përfaqësoj personat që janë duke kryer terapinë e hemodializës të cilët e kanë të pamundur fizikisht të vrapojnë kaq shumë edhe ja kam arritur më së miri.”
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, policia mori një plan masash, duke bllokiuar disa akse rrugore.