Cassandre Beaugrand e artë hisrtorike për Francën

Atletika

Cassandre Beaugrand e artë hisrtorike për Francën

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 11:47
Cassandre Beaugrand

Cassandre Beaugrand fitoi sot garët e triatlonit për femra duke i dhënë kështu vendit organizator gëzimin e parë në shkallën më të lartë të podium.

27-vjeçarja kreu një garë perfekte duke e përfunduar me kohën 1:54:55 në bulevardin “Alexandre III Pontoon” në qendër të Parisit.

Vendi i dytë i shkoi zvicerianes Julie Derron ndërsa ed treta preu vijën e finishit britanikja Beth Potter.

 “Ishin 1500 metrat më të gjatë të jetës sime, por kurrë nuk pata asnjë dyshim”, tha për Olympics.com triatletja.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat