Atleti i garave të shpejtësisë, Noah Lyles në këtë Olimpiadë ka hyrë me shumë pretendime. Ai do të jetë në katër gara dhe me shumë mundësi ka mabicien për të fituar katër medalje të arta.
Lyles do të kemi mundësi që ta ndjekim në aksion në 100 metra, 200 metra, 4x100 metra me stafetë dhe 4x400 metra me stafetë.
Në “Paris 2024” ai ka thënë se synon rekordet e Usain Bolt, i cili ka arritur të bëjë 100m në 9.58 sekonda dhe 200m në 19.19 sekonda.
Në një konferencë të mbajtur ditën e djeshme amerikani nuk është tërhequr dhe ka sulmuar edhe medaljen e artë të garës së 100 metrave në “Tokio 2021”, Marcel Jacobs.
“Nuk dua që dukem si arrogant, por në garën e fundit të 100 metrave ku mora pjesë nuk isha ai që jam sot”, tha Lyles dje duke “paralajmëruar” Jacobs dhe njoftuar se problemet me shëndetin mendor i ka lënë pas..