Ekuadoriani fiton të artën dhe feston si Cristiano Ronaldo

Atletika

Ekuadoriani fiton të artën dhe feston si Cristiano Ronaldo

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 14:29
Brian Daniel Pintado

Ecje sportive, ekuadoriani fiton të artën dhe feston si Cristiano Ronaldo.

Brian Daniel Pintado ka fituar sot medaljen e artë në një nga disiplinat më të bukura të olimpiadës.  

29-vjeçari kaloi i pari finishin pas 20 km ecje sportive dhe më pas bëri “SIUUUU” e famshëm të Kristiano Ronaldos.

Atleti kishte marrë pjesë edhe në Rio 2016 në këtë garë dhe përfundoi i 37 me kohën 1:23:44 ndërsa sot kaloi i pari finishin me kohën 1:18:55.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat