Ivan Litvinovich nga Bjellorusia është bërë atleti i parë që e fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Paris duke garuar si neutral.
Litvinovich e fitoi medaljen e artë në finalen e burrave në trampolinë më 2 gusht.
Atleti 23-vjeçar, i cili ishte shpallur kampion edhe në Lojërat Olimpike në Tokio tri vjet më parë, përfundoi me më shumë se një pikë të plotë para kundërshtarit më të afërt, kinezit Wang Zisani, i cili e fitoi medaljen e argjendtë.
Një trampolist tjetër kinez, Yan Langyu, e fitoi medaljen e bronztë.
Pasi fillimisht i përjashtoi atletët rusë dhe bjellorusë si pasojë e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC) e ndryshoi rregulloren e vet dhe ua lejoi atyre pjesëmarrjen nën flamur neutral dhe nën kushte të rrepta.
Sipas rregullores, atletët nga këto dy vende nuk mund të marrin pjesë në garat ekipore, por vetëm individualisht si neutral./REL