Mbyll garën sportistja e fundit e ekipit të Kosovës në Lojërat Olimpike Paris 2024
Atletja jonë, Gresa Bakraçi zhvilloi sot raundin e dytë, të njohur ndryshe si repesazh, në disiplinën e 800 metrave vrapim në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Edhe pse e mbylli garën duke e zënë vendin e 35-të në total, Bakraçi pas disa minutash u diskualifikua për dalje nga korsia.
Gresa ishte garuesja e fundit e ekipit tonë që garoi në LO Paris 2024.