Kjo nuk ishte parë kurrë! E pabesueshme çfarë ngjau në Lojërat Olimpike 

Atletika

Kjo nuk ishte parë kurrë! E pabesueshme çfarë ngjau në Lojërat Olimpike 

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 17:29
Antoni Amirati

Antoni Amirati shpresonte që të siguronte një vend në finalen e madhe të garës me kërcim me shkop në Lojërat Olimpike.

Por atleti francez, pavarësisht mbështetjes së publikut gjatë kualifikuesve, nuk ia doli që të kapte normën për finalen për shkak të… pe*isit.

Sportisti 21 vjeçar po tentonte të kalonte lartësinë 5,70 metra dhe dukej se po realizonte me sukses provën e tij, por pastaj ai preku pengesën me organet gjenitale, duke e rrëzuar.

Një situatë e pazakontë dhe qesharake që u shpërnda më shpejtësi, duke i dhënë famë Amiratit, por jo siç donte ai, pasi sportisti francez nuk ia doli të kualifikohej në finale.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat