Julien Alfred fiton medaljen e artë në 100 metra për femra

Atletika

Julien Alfred fiton medaljen e artë në 100 metra për femra

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 22:03
Julien Alfred

Nuk janë kushtet ideale për atletet në Stade de France për finalen e 100 metrave për femra – pasi reshjet e shiut janë të dendura.

Julien Alfred dominon garën dhe fiton medaljen e artë në 100 metra për femra. Atletja nga Shën Luciani ishte e më e shpejtë se të gjithë rivalet, duke mbyllur garën me kohën 10.72.

Një rekord kombëtar i Shën Lucianit dhe medalja e tyre e parë në çdo sport!

Sha'Carri Richardson fiton medaljen e argjendtë me 10.87 dhe Melissa Jedderson të bronztën me 10.92.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat