Luiza Gega nuk arrin kualifikimin në finale

Atletika

Luiza Gega nuk arrin kualifikimin në finale

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 10:53
Luiza Gega

Luiza Gega zbriti sot në pistë në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Kampionia shqiptare, e cila përjetoi pjesëmarrjen e tretë në një Olimpiadë, garoi në baterinë e dytë kualifikuese në garën e 3000 metrave me pengesa.

35-vjeçarja e mbylli garën në vendin e nëntë, duke dhuruar një performancë zhgënjyese dhe shumë larg pritshmërive.

Garim për t’u harruar për Luiza Gegën, e cila nuk arriti të siguronte një nga 5 vendet e para, që do të sillnim kalimin në finale.

Forma e dobët e Gegës u vu re që në fillim, teksa për shumicën e garës ishte në vendin e fundit.

Dhe vetëm në metrat e fundit arriti të rikuperonte tri pozicione, por të pamjaftueshme për t’u kualifikuar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat