Medalja e parë për Shën Luçinë vjen në garën me prestigjioze t

Atletika

Medalja e parë për Shën Luçinë vjen në garën me prestigjioze t

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 11:29
Pamje nga garra

Medalja e parë për Shën Luçinë vjen në garën me prestigjioze!

Sprinterja Julien Alfred ka shkruar historinë të shtunën në darkë, teksa ka fituar garën më prestigjioze të atletikës, atë të 100 metrave.

Një rezultat i jashtëzakonshëm për të, por edhe për vendin e saj, pasi ishte medalja e parë në historinë e ishullit të vogël Shën Luçia në Karaibe.

Ishulli që ka rreth 180 mijë banorë, ka pasur në të kaluarën përfaqësues të rëndësishëm në sportet olimpike, por asnjë prej tyre nuk ia kishte dalë të fitonte medalje në Lojërat Olimpike,

Alfred e bëri një gjë të tillë duke dominuar plotësisht garën që në start dhe me kohën 10,72 sekonda, nuk i la asnjë hapësirë kundërshtarëve të saj që ta rrezikonin

Një garë që është ndjekur me shumë ankth dhe entuziazëm edh enë vendlindjen e saj, ku një turmë e madhe kishte dalë në shesh për ta parë në ekranin gjigand të vendosur për këtë rast, dhe ashtu siç pritej, menjëherë pasi Alfred kaloi vijën e finishit, shpërtheu edhe festa popullore pas kësaj gare që vendosi Shën Luçinë në hartën olimpike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat