Reagon Luiza Gega: U kërkoj falje të gjithëve

Atletika

Reagon Luiza Gega: U kërkoj falje të gjithëve

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 14:03
Atletja Luiza Gega

Atletja Luiza Gega, nuk ia ka dalë që të sigurojë pjesëmarrjen në finalen e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike, pasi është eliminuar në kualifikueset për këtë disiplinë.

Gega nuk shkoi më shumë se vendi i 9-të në baterinë e dytë, në kualifikueset e 3000 metra me pengesa.

“Eshte kaq veshtire te gjesh fjale kur ndihesh totalisht e deshtuar dhe ne fakt ne keto momente e tille ndihem.

E di qe do kaloj, cdo gje kalon me kohen por ne kete moment dhemb shume sepse vertet jam munduar dhe enderruar qe do ja dal pavarsisht se gjerat qe ne muajin prill pasi u semura gjerat moren “dishezen”.

Gjithsesi perseri perpiqesha fort cdo dite edhe perse me shume stres nga ndjesite jo te mira te trupit tim perseri rrija me shpresen qe do e perballoja nje gare te niveli por ne fakt nuk ndodhi keshtu.

Edhe perse nuk e kam thene kam qene ne dileme te madhe me veten nese duhet te vija apo jo por e di qe pengu per te mos e provuar do me lendonte me shume. Dua vertet ti kerkoj falje kujdo qe besoi tek une dhe e zhgenjeva dhe falenderoj te gjithe ato qe me mbeshtesin si ne dite te mira qofte dhe te veshtira. Endrra e Parisit mbyllet sot”, shkruan Gega.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat