Dëmtohet rëndë pretendentja për medaljen e artë

Atletika

Dëmtohet rëndë pretendentja për medaljen e artë

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 14:26
Pamje

Gjithçka ishte idilike, ëndërrimtare, derisa në ndeshjen e badmintonit, në setin e dytë, kur rezultati ishte 10-5 pro saj, dhe setin e parë të fituar, ndodhi gjëja më e keqe e mundshme. Në ndeshjen e së dielës, kur tashmë e kishte finalen në dorë, Carolina Marín detyrohet të tërhiqet nga Lojërat Olimpike të Parisit, pas një dëmtimi në gjurin e djathtë.

Një dhimbje që ajo e ndjeu fizikisht, por që u shtri tek të gjithë të pranishmit. Lot, duart në fytyrë dhe mosbesim. Carolina e vendosi keq këmbën e saj të djathtë gjatë një goditjeje dhe mbeti në tokë, e palëvizur, në një nga dramat më të mëdha të treguara ndonjëherë. Në një moment kur i kishte në dorë medaljet ajo thotë:

“Mirupafshim Olimpiadë e në mënyrën më mizore të mundshme”.

E teksa ajo vuante nga dhimbjet, trajneri i saj, Fernando Rivas, u përpoq ta ngushëllonte. E shoqëruar nga trajnerët e saj, Karolina u largua mes duartrokitjeve të forta të publikut dhe pothuajse e paaftë për të ecur, ndoshta duke shkelur për herë të fundit në një fushë badmintoni.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat