Sportistja belge në spital, tërhiqet nga gara

Atletika

Sportistja belge në spital, tërhiqet nga gara

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 22:42
Claire Michel

Ekipi belg i triathlonit njoftoi këtë të diel tërheqjen nga gara së triathlonit miks, që do të zhvillohet në lumin Senë, të hënën në mëngjes, për shkak se atletja Claire Michel u sëmur të mërkurën e kaluar dhe nuk mund të garojë.

Pavarësisht se nuk ra shi mbrëmë, dy netët e mëparshme pati stuhi në Paris, që do të thotë se cilësia e ujit të lumit në kryeqytetin francez ishte përkeqësuar, duke motivuar këtë vendim si masë paraprake.

Sipas shtypit ndërkombëtar, sportistja belge është infektuar me bakterin E.coli, pas pjesëmarrjes në garën individuale të triathlonit për femra, të mërkurën, të fituar nga francezja Cassandre Beaugrand, madje është dashur të shtrohet në spital.

Sipas gazetës “Belda De Standard”, Komiteti Olimpik belg tha se vendimi është marrë “pas konsultimit me atletët dhe delegacionin”, duke shtuar se shpreson që “do të nxirren mësime për garat e ardhshme”, duke iu referuar ndotjes se lumit Senë.

Duhet theksuar se, për shkak të kushteve të ujit, tashmë janë anuluar disa seanca stërvitore dhe është shtyrë gara e triathlonit për meshkuj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat