Sa shumë emocione, kampioni olimpik i 100 metrave shpallet nga të mijtat e sekondës

Atletika

Sa shumë emocione, kampioni olimpik i 100 metrave shpallet nga të mijtat e sekondës

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 22:47
Pamje nga gara

Sa shumë emocione, kampioni olimpik i 100 metrave shpallet nga të mijtat e sekondës.

Momente emocionuese në finalen e 100 metrave, ku medalja e artë u fitua nga amerikani Noah Lyles, që arriti të mposhte atletin xhamajkan Thomson, falë 5 të mijtat e sekondës.

Lyles regjistroi kohën 9.79, po aq sa atleti tjetër xhamajkan Thomson , por në fund të garës rezultoi se amerikani ishte 5 të mijtën e sekondës më i shpejtë, duke u kurorëzuar kështu me medaljen e artë.

Lyles është vrapuesi i parë amerikan që fiton një medalje të artë olimpike në 100 m për meshkuj që kur Justin Gatlin fitoi medaljen e artë në Lojërat e Athinës 2004.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat