Akuzohet për ngacmim seksual dhe përjashtohet nga Olimpiada

Atletika

Akuzohet për ngacmim seksual dhe përjashtohet nga Olimpiada

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 13:52
Pamje

Marcell Jacobs dhe Andre De Grasse mbesin pa trajner në Olimpiadën “Paris 2024”. Rana Reider, njeriu që trajnon këto dy atletë, është përjashtuar nga olimpiada e Parisit. Trajnerit iu hoq akreditimi për shkak të akuzave për abuzim seksual.

Sipas The Guardian, Reider u ka kërkuar organizatorëve të Olimpiadës që të kishte të paktën akses në vendet e stërvitjes dhe garave, por kjo kërkesë e tij nuk është pranuar dhe të hënën në mbrëmje, ai është larguar dhe nuk mund të jetë më pjesë e olimpiadës.

Avokati i Reider, Ryan Stevens, konfirmoi më vonë se Komiteti Olimpik Kanadez do të dërgonte një letër zyrtare që konfirmonte tërheqjen e akreditimit. Stevens kritikoi faktin që Reiderit nuk iu dha një shans për të mbrojtur veten, duke thënë se një nga njerëzit që paraqitën ankesën e bëri këtë për të minuar performancën e atletëve të trajnuar nga Reider, të cilët ende nuk kanë konkurruar në Paris.

World Athletics të premten vuri në pikëpyetje vendimin e Kanadasë për të akredituar Reiderin, i cili kohët e fundit kishte kryer 12 muaj provë, i dënuar nga US SafeSport për abuzim seksual me atletet e tij në Florida.

Ky dënim i tij nuk është pranuar nga organizatorët e olimpiadës në Paris, por avokati pretendon se Reiderit po i bënin padrejtësi, pasi ish-atletet e tij e kishin ngritur sërish këtë problem, pasi kërkonin përfitim financiar". Reider-it iu mohua akreditimi edhe në Kampionatet Botërore të Atletikës 2022 dhe 2023. E ata që do të vuajnë tani, janë pikërisht atletët e tij, Jakobs dhe De Grasse.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat