Medalje ari dhe rekord botëror në “Paris 2024”

Atletika

Medalje ari dhe rekord botëror në “Paris 2024”

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 00:47
Armand Duplantis

Armand Duplantis, sportisti i jashtëzakonshëm suedez i garës së kërcimit me shkop, fitoi titullin e tij të dytë olimpik në “Paris 2024”, duke vendosur një tjetër rekord të jashtëzakonshëm botëror. Ai kërceu prej 6.25 metra, një rezultat i arritur në provën e tretë.

Më herët, në finalen olimpike të kësaj disipline, ai pat kërcyer me sukses 5.70m, 5.95m, 6.00m dhe 6.10 metra. Duplantis e kishte siguruar medaljen e artë, por vendosi të provojë të kërcejë për rekordin e ri botëror dhe para publikut në “Stade de France” nuk zhgënjeu.

Duplantis, në moshën 24-vjeçare ka vendosur tashmë nëntë rekorde botërore në kërcim me shkop. Të fundit (6.2e metra) e kishte vendosur në etapën e parë të Ligës së Diamantit të këtij sezoni, në Xiamen, ndërsa në Paris kërceu 1 centimetër më shumë.

I pakapshëm nga rivalët dhe kjo duket në rezultatet e tyre. Medaljen e argjendtë e mori amerikani Sam Kendricks, i cili arriti në 5.95m, ndërsa të bronzin e fitoi greku Emmanouil Karalis me 5.90 metra. Duplantis është thjesht i jashtëzakonshëm..

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat