Tifozët në Lojërat Olimpike “Paris 2024” mendojnë se një fitues i medaljes së artë duhet të bëjë një test të ADN-së pasi të ketë parë pamjen e tij të mrekullueshme.
Në hedhjen e çekiçit, 22-vjeçari Ethan Katzberg fitoi medaljen e artë pasi realizoi një hedhje me distancë të çmendur prej 84.12 metrash.
Ai pasoi suksesin në Kampionatin Botëror të Atletikës në Budapest vitin e kaluar me një tjetër fitore komode, duke mposhtur në Paris me 4.15 metra, fituesin e medaljes së argjendtë Bence Halasz.
Mykhaylo Kokhan i Ukrainës doli në podium, duke fituar medaljen e bronztë me një distancë prej 79.39 metra.
Me origjinë nga Nanaimo, British Columbia, Katzberg përfaqëson Kanadanë dhe e ka bërë këtë që kur doli në skenë në Kampionatin Botëror të Atletikës nën 20 vjeç në vitin 2021.
Megjithatë, shikuesit janë absolutisht të bindur se Katzberg duhet të bëjë një test të ADN-së, me shumë të bindur se ai duhet të jetë australian.
Përveçse është në formë të shkëlqyer, Katzberg ka flokë të gjatë me kaçurrele dhe mustaqe të trasha.
Kjo rezulton se shumë njerëz mendojnë se Katzberg duhet të ketë disa lidhje Down Under.
“Dua një test të ADN-së, ky njeri është padyshim australian” dhe “Ata thjesht po e përvetësojnë pamjen mashkullore australiane”, ishin dy nga komentet e shikuesve.
“Ai duket sikur mund të zbusë një krokodil” dhe “Ai është ndoshta një australian sekret”, ishin disa nga komentet tjera.
Ekziston edhe debati nëse Katzberg është në të vërtetë 22 vjeç, sepse ai duket sikur ishte në kulmin e tij në vitet e 80-ta.
Por, ai është bërë njeriu më i ri që ka fituar titullin botëror të hedhjes së çekiçit dhe duket se do të jetë një forcë për t’u llogaritur për vitet në vijim.
“Nuk mendoj se e prisja, por kisha në mendje përgatitjen për të bërë një raund të mirë në gjuajtjen e parë dhe pasi e hodha 84 metra u ndjeva shumë mirë”, tha Katzberg pas fitores.