Mbreti dhe Mbretëresha përgëzojnë Duplanis për rekordin në Olimpiadë

Atletika

Mbreti dhe Mbretëresha përgëzojnë Duplanis për rekordin në Olimpiadë

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 18:36
Duplanis

Mbreti dhe Mbretëresha e Suedisë kanë qenë prezent në festimet që u bënë me rastin e mbërritjes së Armand Duplantis. Menjëherë pas rekordit në kërcimin me shko, në Olimpiadën e Parsit, atleti suedez ka udhëtuar drejt vendit të vet ku u suprizua nga pritja madhështore që i është bërë.

Armand Duplantis theu rekordin botëror në kërcimin me shkop, në olimpiadën “Paris 2024”. Pas kësaj arritjeje të jashtëzakonshme, 22-vjeçarit suedezo-amerikan, i është bërë një pritje madhështore në Suedi Arena ku prezentë kanë qenë edhe Mbreti Carl Gustaf dhe Mbretëresh Silvia.

"Jemi mbledhur për të festuar një tjetër medalje ari.

Por tani duhet theksuar se nuk është vetëm një medalje e artë, por edhe një rekord olimpik dhe rekord botëror me 1 cm më shumë, i arritur nga ky djali ynë. Armand është një djalë shumë i zgjuar, i thjeshtë që gjithçka e ka arritur vetë, me punën e tij në stërvitje. Tani na takon ne si shtet, që ta ndihmojmë më shumë këtë sportist të niveleve kaq të larta” – tha Mbreti Carl Gustaf i Suedisë.

Tepër mirënjohës për të pritje, atleti rekordmen, Armand Duplantis u shpreh: "Jam shumë i lumtur dhe nuk gjej fjalë për të shpjeguar këto që po përjetoj. Jam krenar për veten që arrita ta përfaqësoj Suedinë në këtë nivel. Ju jam shumë mirënjohës që më mbështesni. Tani dua të festoj, të ha pak karamele, çokollata të mira dhe ushqim të mirë. Me një fjalë dua të abuzoj pak me ushqimin”.

Duplantis ka festuar deri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës dhe tani, me të drejtë ka kërkuar që mos ta shqetësojë njeri, pasi ka nevojë të flejë. Dhe kampioni e rekordmeni olimpik mezi pret të flejë të paktën 13 orë rresht.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat