Konfirmohet kampioni olimpik në 3000 metra me pengesa, marokeni El Bakali!

Atletika

Konfirmohet kampioni olimpik në 3000 metra me pengesa, marokeni El Bakali!

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 23:12
El Bakali!

Konfirmohet kampioni olimpik në 3000 metra me pengesa, marokeni El Bakali!

Atletika ka dhënë të tjera medalje në ditën e gjashtë të garave në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Kështu në 3000 metra me pengesa, !marokeni El Bakali konfirmohet si Kampion Olimpik edhe në Paris, ndërsa edhe tre vite më parë kishte qenë po i tillë në Lojërat Olimpike “Tokio 2021”. 8’06”05 ishte koha e marokenit, që ka lënë nga pas amerikanin Roks dhe kenianin Kibivot.

Ndërkohë në 400 metra amerikani Holl është mbi të tjerët, ndërsa zë vendin e parë me 43”40. Kërcimi me shkop për femra ka shkuar australianen Kenedi me 4.90 metra. Kurse ajo që bën çudinë është Xhamajka, e cila tashmë ka Kampion Olimpik dhe në hedhjen e diskut.

Dhe ky është Stones, që me 70.00 metra ka zënë vendin e parë. Atletikën për sa i përket medaljeve vazhdon ta kryesojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 5 medalje të arta, 5 medalje të argjendta dhe 6 të bronzta. E në këtë mënyrë, atletika vijon të ofrojë emocione të mëdha.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat