Alisha Njuman ka festuar mbrëmë një medalje të bronztë të jashtëzakonshme në kërcimin me shkop në Lojërat Olimpike.
30-vjeçarja nuk shihej mes favoriteve e megjithatë ia doli të ngjitej në podium duke thyer me lartësinë 4.85 edhe rekordin e vendit të saj, Kanadasë.
Një arritje që ajo e festoi duke bërë twerk para tifozëve të shumtë, duke rritur edhe më tej popullaritetin që ka fituar në fakt jashtë pistave të atletikës.
Njuman është një emër i njohur në faqen me përmbajtje pornografike, “OnlyFans”.
Ajo poston atje vazhdimisht poza tunduese, edhe pse asnjëherë nudo.
Megjithatë, kanadezja 30-vjeçare ka krijuar që tani një numër shumë të madh ndjekësish të cilët padyshim do të jenë edhe më të entuziazmuar me postimet e radhës me medaljen olimpike.