Atletja greke Eleni-Klaudia Polak u pezullua përkohësisht pasi dështoi në testin e dopingut në Lojërat Olimpike në Paris.
Të hënën, Polak konkurroi në kërcimin me shtizë në eliminatoret në garën 4.40 metrash dhe nuk kaloi në finale.
Agjencia Greke Anti-Doping informoi Komitetin Olimpik Kombëtar për testin pozitiv të dopingut dhe atletja u përjashtua nga fshati Olimpik të martën, raportoi BBC.
Polak u deklarua e pafajshme dhe tha se ajo nuk kishte marrë kurrë substanca të paligjshme. Ajo shtoi se kishte probleme me hekurin dhe se duhej të hante mish të kuq çdo ditë dhe mendon se kjo e shkaktoi problemin.