Gara e 200 metrave ishte një spektakël më vete.
Finalja u fitua nga atleti nga Botsvana, i cili mori të artën historike për kombin e tij. Letsile Tebogo arriti që të kalonte i pari finishin me kohën 19.46 ndërsa në vend të tretë përfundoi atleti më i shpejtë në botë Noah Lyles.
Minutat që pasuan finishin e çemendur ishi dinamike pasi stafi i mjekëve të delegacionit amerikan lajmeruan se atleti tyre kryesor ishte i infektuar me COVID-19 dhe se kjo ishte arsyeja që e detyroi të largohej i asistuar nga mjekët nga pista.
Ndërsa në konferencën për shtyp Letsile Tebogo nuk u përmbajt nduke akuzuar Lyles se ishte arrogant dhe se fliste shumë.
“A mund të jem unë imazhi i atletikës? Nuk mund të jem unë, jo! Sepse nuk jam arrogant apo llafazan si Noah”, tha Tebogo pas së artës të fituar në garën e 200 metrave.