Noah Lyles kthen në mendje pandeminë, merr medaljen me maskë

Atletika

Noah Lyles kthen në mendje pandeminë, merr medaljen me maskë

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 20:49
Noah Lyles

Pamje që i kishim harruar, ose që nuk do të donim t’i kujtonim. Por për të kthyer në mendjen e gjithë botës mënyrën e jetesës në periudhën e vështirë të pandemisë së Covid-19 ka menduar Noah Lajwlls.

Atleti amerikan zbuloi se ishte infektuar me Coronavirus në “Lojrat Olimpike”, ndërsa u prezantua në podiumin për medaljen e bronzit me maskë, ndërsa si në pandemi u përshëndet me bërryl me zyrtarin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që ia dorëzoi atë.

Lajwlls fitoi medaljen e artë në garën e 100 metrave në “Paris 2024”, por në garën e 200 metrave ku ishte sërish favorit u rendit në vendin e tretë.

Menjëherë pasi kaloi vijën e finishit ai u ndihmua nga stafi mjekësor, ndërsa më pas u mësua se kishte garuar me Covid dhe se virusi ndikoi vrapimin e tij në pistë.

Për këtë arsye, medalja e bronzit në garën e 200 metrave merr më shumë vlerë për amerikanin që për shkak të virusit nuk mori pjesë në stafetën 4 nga 100 metra për meshkuj, ku Shtetet e Amerikës u s’kualifikuan në finale.

Sipas të dhënave zyrtare, 11 atletë janë prekur nga Covid deri tani në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat