Nëna e Lyles akuzon organizatorët e Olimpiadës

Atletika

Nëna e Lyles akuzon organizatorët e Olimpiadës

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 18:13
Lyles

Gara e 200 metrave për meshkuj përfundoi me fitoren e atletit nga Bostvana, por misteri lidhur me Lyles vazhdon të përbëjë lajm.

Siç dihet atleti më i shpejtë i globit humbi këtë garë duke u renditur i treti dhe pas finishit u pa në vështirësi pasi u shtri në tartan me frymëmarrje të rënduar.

Momentet që pasuan u dominuan nga tensioni dhe frika dhe stafi i mjekëve i delegacionit amerikan qetësuan të gjithë duke thënë se Lyles kishte garuar edhe pse kishte rrezultuar me COVID-19 disa orë përpara garës.

Mbi këtë temë foli sot edhe nëna e atletit, e cila kishte akuza të rënda për organizatorët. “Të shikosh djalin tëndë teksa shtrihet në tokë dhe mezi merr frymë është një nga eksperiencat më të këqija për një nënë. Unë e vura re se ai nuk ndihej mirë dhe u mundova që të futesha në pistë, por nuk më lejuan.

Më pas ftova mjekët që ta ndihmonin, por edhe ata nuk lëvizën asnjë gisht.

Nuk di se çfarë të the”, tregoi sot Keisha Caine Bishop.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat