Botsvana në festë për dy medaljet

Atletika

Botsvana në festë për dy medaljet

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 21:07
Botsvana

Lojërat Olimpike “Parisit 2024” ishin më të mirat në histori për Botsvanën, e cila fitoi medaljen e parë të artë dhe u kthye me dy medalje në total, aq sa kishte fituar në të gjitha lojërat e mëparshme.

Merita për këto rezultate i takon kryesisht sprintierit Letsile Tebogo, i cili është shndërruar menjëherë në një hero kombëtar. Me të artën në 200 metra, Tebogo u bë afrikani i parë që e arrin këtë sukses, ndërsa kryesoi gjithashtu edhe në stafetën 4×400 metra, duke e çuar vendin e tij në shkallën e dytë të podiumit.

Para “Paris 2024”, medaljet e vetme të Botsvanës kishin ardhur në “Londër 2012” (argjendi Nijel Amos në 800 metra) dhe “Tokio 2020” (bronzi në stafetën 4×400 metra për meshkuj).

Për të festuar arritjet historike nga atleti Tebogo, presidenti i vendit, Mokgëeetsi Masisi, i cili më parë kishte lënë një pasdite pushim për të gjithë punëtorët të premten e kaluar, së fundmi u dha qytetarëve një gjysmë dite pushimi. Presidenti shkoi personalisht në aeroport për të mirëpritur Tebogon dhe pjesën tjetër të ekspeditës olimpike, që u kthyen nga Franca.

Ata më pas u shoqëruan në një ceremoni madhështore të organizuar në Gaborone për të pritur atletët me në krye Tebogo, i cili u përshëndet nga rreth 30 mijë vetë të pranishëm në stadium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat