Ëndrra për të vrapuar dhe përfunduar një maratonë në Lojrat Olimpike është aq e fuqishme sa i shtyn atletët në limit.
Britanikja Rose Harvey është prova e gjallë pasi ka përshkruar distancën 42.195 kilometra edhe pse kishte frakturë në femur.
Ajo përfundoi garën në vendin e 78-të, me kohën 2.51:03. “Ishte një garë shumë larg asaj çfarë kisha ëndërruar, por eksperienca e përjetuar do të më mbetet të gjithë jetën”, ishte komenti i saj në rrjetet sociale pas garës epike.
“Ekipi im dhe unë ishim përgatitur mjaft mirë dhe vendosa që të garoja pasi mendoja se falë adrenalinës së garës do të arrija objektivin.
Kaluan metrat e para dhe kuptova se 42 kilometrat e mbetura do të ishin një betejë e madhe me dhimbjen.
Sa herë që terreni ishte në zbritje dhimbja ishte e padurueshme, por në fund munda të përfundoj garën”, tha Harvej, e cila kishte thyer femurin si pasojë e stërvitjes së madhe.