Ka ndërruar jetë trajneri i mirënjohur i Kosovës, Kadri Kaqanolli.
I ndjeri ka dhënë kontribut të madh për atletikën dhe sportin në përgjithësi të Kosovës.
Ai ka qenë selektor i kombëtares së Kosovës dhe së fundi trajner i KA Prishtina.
Kaqanolli i takon gjeneratës së sakrificës në rezistencë ndaj regjimit serb.
"“Ka nderuar jetë Trajneri i klubit tonë Kadri Kaqanolli (1956-2024). Lajmërojmë se varrimi i të ndjerit bëhet sot me datën 18.08.2024 në varrezat e qytetit në Prishtinë në ora 16:30.
Ai i dha shumë sportit të atletikës në Kosovë në të gjitha fazat e zhvillimit për shumë vite.
Shumë breza të atletëve dhe trajnerëve kanë pas fatin që të mësojnë prej tij. Ishte mjeshtër i sportit, edukator i shkëlqyeshëm e mbi të gjitha shumë i dashur për të gjithë që patën mundësi ta takojnë e ta njohin.
Do e vazhdojmë rrugëtimin e tij dhe do e kujtojmë me krenari trajnerin tonë”, ka shkruar Klubi Atletik Prishtina.
“Ndërroi jetë trajneri im Kadri Kaqanolli, një trajner, pedagog e mbi të gjitha një prind i shkëlqyer, dashurinë për atletët e kishte sikur për fëmijët e tij.
Pusho i qetë në parajsë”, ka shkruar Adrian Mazreku, trajner i KA Malishevës.