Zijadin Kryeziu: Kaçanolli gjithë jetën e tij ia kushtoi sportit të Atletikës 

Atletika

Zijadin Kryeziu: Kaçanolli gjithë jetën e tij ia kushtoi sportit të Atletikës 

Nga: K.G. Më: 18 gusht 2024 Në ora: 15:05
Kadri Kaçanolli e Zijadin Kryeziu

Ish selektori i kombëtares së Kosovës në atletikë, ZIjadin Kryeziu, është i pikëlluar me ikjen në amshim të trajnerit të mirënjohur, Kadri Kaçanolli.

I ndjeri deri në frymën e fundit ka qenë trajner i klubit të atletikës së Prishtinës.

“Paska ndërruar jetë trajneri im i parë Kadri Kaçanolli, përtej asaj që ishte trajner i kompletuar ai ishte një pedagog i mirë dhe shumë i afërt me të gjithë komunitetin e atletikës si dhe sportit në përgjithësi.

Ai gjithë jetën e tij ia kushtoi sportit të atletikës pa u shkëputur asnjëherë edhe në kohët më të vështira të okupimit.

Është e jashtëzakonshme  si trajneri Kadri deri në garat e fundit me gjithë gjendjen e rëndë shëndetësore ishte afër vijës së finishit me kronometër në dorë.

Ngushëllime familjes Kaçanolli, komunitetit të Atletikës dhe sportit në përgjithësi.

 Zoti të shpëtblevtë me xhehnet trajner Kadri Kaçanoll”, ka shkruar Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat