Halil Sylejmani: Kaçanolli ka qenë pjesë e iniciativës për pavarësimin e sportit të atletikës

Atletika

Halil Sylejmani: Kaçanolli ka qenë pjesë e iniciativës për pavarësimin e sportit të atletikës

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 15:15
Kadri Kaçanolli

Ikja në amshim e Kadri Kaçanollit, është një humbje e madhe për atletikën dhe sportin në përgjithësi.

Kaçanolli ka dhënë kontribut të madh dhe së fundi ishte kryetrajner i klubit të atletikës Prishtina.

Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, është i tronditur me vdekjen e Kaçanollit në moshën 68 vjeçare. 

“Sot ndërroi jetë Kadri Kaçanolli, ikona e atletikës së Kosovës. Sporti i atletikës ka mbetur pa personalitetin e shquar të tij.  Varrimi bëhet sot me 18.08.2024 në varrezat e qytetit të Prishtinës në ora 16:30.

I ndjeri Kaçanolli ia ka kushtuar gjithë jetën sportit të atletikës. Detyrat e tij si trajner i ka kryer me përkushtim e pasion shembullor deri në ditët e fundit të jetës së tij.

Pas karrierës së suksesshme si atlet i Prishtinës, i ndjeri Kaçanolli u angazhua si trajner në klubin e Prishtinës.  Ka qenë pjesë e iniciativës për pavarësimin e sportit të atletikës në Kosovë dhe është shquar me angazhim të pandalshëm.  Sukseset e shumë brezave të atletëve dhe trajnerëve kanë qenë produkt i punë së tij të palodhshme me pasion dhe dashuri.

Ka qenë pjesë e organizimit të shumë ngjarjeve të rëndësishme të atletikës gjatë shumë viteve dhe kontributi i tij ka qenë në shumë sfera të nevojshme për zhvillimin e sportit të atletikës.

Ju shprehi ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, anëtarëve të bordit, trajnerëve, atletëve dhe të gjithë komunitetit të sportit për ndarjen nga jeta e trajnerit Kadri Kaçanolli.

Do ta nderojmë punën e tij gjithmonë dhe do ta kujtojmë si një punëtor të madh dhe entuziast që tërë jetën ia kushtoi sportit të atletikës”, ka shpreh ngushëllime Halil Sylejmani, kryetari i Federatës Atletike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat