Talenti i atletikës, Amar Maxhuni, po dëshmohet gjithnjë e më i mirë në garat që organizohen nga Federata e Atletikës së Kosovës.
Maxhuni ka dëshmuar cilësitë e tija në “Mitingun 7 Shtatori” duke triumfuar në disiplinën 800 metra për U18. Atleti nga Vushtrria doli i pari me kohë të kaluar për 2:05:88.
Përveç që ka përmirësuar kohën, ka shënuar edhe një sukses të madh.
Fituesit e garës
Ky atlet ka synime të mëdha në të ardhmen dhe vlerësohet ndër më të talentuarit në vendin tonë.
Maxhuni është anëtar i KA Prishtinës.
Në “Mitingun 7 Shtatori” la pas vetes Bleron Bytyqin e Malishevës me kohë të kaluar (2:10.22) e Arnis Berishën (2:11,97).