Kjo ishte kryesia e parë! Agron Muçaku: Sot e ka ditëlindjen e 33 Federata Atletike e Kosovës, njëri nga themeluesit e së cilës isha edhe unë

Atletika

Kjo ishte kryesia e parë! Agron Muçaku: Sot e ka ditëlindjen e 33 Federata Atletike e Kosovës, njëri nga themeluesit e së cilës isha edhe unë

Nga: K.G. Më: 21 shtator 2024 Në ora: 16:30
Agron Muçak

Agron Muçaku, ish atlet dhe veprimtar i shquar sportiv, ermes një shkrimit të gjatë, sot ka kujtuar 33 vjetorin e themelimit të Federatës së Atletikës së Kosovës!

Muçaku ndihet i lumtur që i takoi periudhës më të lavdishme të gjeneratës së sakrificës në rezistencë ndaj regjimit serb. 

"Sot e ka ditëlindjen e 33 Federata Atletike e Kosovës, njëri nga themeluesit e së cilës isha edhe unë.

Pasi e mbrojta Lidhjen Atletike të Kosovës nga organet e dhunshme serbe në 4 (katër) mbledhje të njëpasnjëshme të dt, 25.10.1990 , dt,30.10.1990, dt,12.12.1990 dhe asaj të 10.01.1991 përkundër rezistencë tonë organet e dhunshme serbe e morën në mënyrë të pa ligjshme dhe të imponuar subjektivitetin e Lidhjes Atletike të Kosovës. Kështu duke e integruar në Lidhjen për Kulturë Fizike të Serbisë, përkatësisht në Lidhjen Atletike të  Serbisë. Siç e kemi thënë edhe herën e kaluar ata që dëshiruan mbeten me organin serb. Ndërsa, Ne anëtarët e vijës shtetërore kosovare nuk u dorëzuam dhe filluam një rezistencë tjetër duke krijuar organet tona sportive paralele.

Pasi që nga organet legjitime të Republikës së Kosovës kishin krijuar institucionet paralele përkatësisht, Bashkimin e Shoqatave të Pavarura Sportive të Kosovës, edhe NE nga profili i atletikës me dt, 21.09.1991, kemi mbajtur kuvendi themelues për formimin  Shoqatës së Pavaur të Atletikës në Kosovë. Në këtë mbledhje është zgjedhur kryesia e Shoqatës Atletike të Kosovës në këtë përbërje:

1. Miftar Haklaj nga FKF Kryetar
2. Halil Sylejmani Prishtinë, Nënkryetar
3. Ramadan Beshiri, Prishtinë, Sekretar
4. Mustaf Rrustemi, Mitrovicë, anëtarë
5. Fehmi Lahu, Vushtrri, anëtarë
6. Gëzim Kryeziu, Prizren, anëtarë
7. Agron Muçaku, Gjakovë, anëtarë
8. Bashkim Restelica, Podujevë, anëtarë
9. Vjollca Osmanaj, Pejë, anëtare.

Prej kësaj periudhe të gjitha garat e atletikës i kemi mbajtur nëpër livadhe në fshatrat e ndryshme të Kosovës. Sepse pushtuesit serbë na konsideronin si organe paralele. Shtigjet e atletikës, si p.sh.në Mitrovicë, nuk kemi mundur t’i shfrytëzojmë për arsye të okupimit nga organet e dhunshme serbe.

Me dt, 08.05.1992, është mbajtur mbledhja e kryesisë të Shoqatë së Pavarur të Atletikës në Kosovë në të cilën është marrë vendim unanim që Halil Sylejmani të jetë Kryetar i Shoqatës Atletike të Kosovës, për shkak se z. Miftar Haklaj nga obligimet tjera që kishte nuk ka marrë pjesë asnjë herë në mbledhjet e kryesisë së Shoqatës. Kështu barrën e zhvillimit të sportit të atletikës gjatë viteve të nëntëdhjeta deri në fillimin e luftë më 1998 e ka bartë kjo kryesi dikush më pak e dikush më shumë”, ka shkruar Agron Muçaku në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat