Fituesja e Maratonës ‘Prishtina 2024’ në konkurrencën e femrave, Luiza Gega, është shprehur shumë e lumtur që ka fituar në pjesëmarrjen e saj të parë në Maratonën Prishtinës.
Gega thotë se është e ngazëllyer që pikërisht në Prishtinë ka kthyer rekordin kombëtar.
“Unë nuk jam kryesisht për maratona të gjata, por ka ardhur koha që të kalojë në një eksperiencë të re”, tha ajo.
“Sot ishte një rekord shtetëror për Shqipërinë dhe pikërisht e arrita në Prishtinë”.
“Organizimi ishte shumë i mirë. Kam marr pjesë edhe në maratona tjera, por organizimi ishte shumë i mirë ku kishte gjithandej polic dhe ujë. E kam shijuar këtë garë”, ka theksuar Gega..