Maratona “Prishtina 2024”, flasin fituesit e garës

Atletika

Maratona “Prishtina 2024”, flasin fituesit e garës

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Sot është mbajtur maratona “Prishtina 2024” në të cilin garë morën pjesë mbi 1200 vrapues nga vendi, rajoni dhe bota.

Gara është zhvilluar në distancën 42 kilometra e 195 metra, në të cilën në konkurrencën e femrave doli fituese doli Luiza Gega, ndërsa në atë të meshkujve Laban Cheruiyot nga Kenia.

Vrapuesja Luiza Gega tha pas garës për KosovaPress se ndihet e emocionuar dhe ishte e motivuar që në fund të del fituese.

Gega: Garë e lodhshme, 42 km edhe me makinë duken të lodhshme

“Më pëlqeu shumë atmosfera, kishim dhe konkurrencë, vajzat nga Afrika, një pjesë të garës vrapova me ato, pastaj u shkëputa dhe më shumë më motivoi dhe nuk doja të më binte ritmi dhe kur pashë pastaj që isha afër, u mundova t’i jap më shumë forca vetes. Është garë e lodhshme, sepse 42 km njëherë edhe me makinë më duken të lodhshme. U mundova ta shtyj vetën deri në metrat e fundit për të realizuar rekordin e ri të Shqipërisë. 15:15 Më pëlqeu shumë organizimi, nuk kam pasur asnjë shqetësim gjatë rrugës. Policia ndalonte makinat kur ne duhej të kalonim. Kishim ujë në shumë pika që është shumë e rëndësishme për ne që bëjmë maratonë. Kisha shoqërues gjatë gjithë rrugës duke qenë se isha sportistja e parë. Unë e kam shijuar dhe jam e sigurt se do të vij përsëri,” ka thënë Gega.

Ndërsa, fituesi në konkurrencën e meshkujve, Laban Cheruiyot ka thënë se gara ishte fer dhe kishte kushte të mira moti.

Cheruiyot: Gara e sotme ishte fer, jo ftohtë, jo nxehtë, normale për të vrapuar

“Gara e sotme ishte fer, jo ftohtë, jo nxehtë, normale për të vrapuar. Falënderoj organizatorin për ftesën që ne të vijmë në Prishtinë dhe ne e çmojmë këtë shumë. Ndihem mirë”, ka thënë ai.

Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, ka folur mbi organizimin e maratonës dhe shpërblimet e ndara për fituesit. Ai tha se shpërblimet e ndara këtë vit janë më larta.

Sylejmani: Gara ishte tejet interesante

“Kanë marrë pjesë mbi një mijë garues nga të gjitha trojet, një miniaturë bote, por edhe nga Kosova ka pasur bukur mjaft si dhe Ballkani, Evropa. Gjithherë kam qejf që të ketë më tepër garues që të jetë më interesante... Ne nga 1.200 euro për vendin e parë në distancën 42 km e 195 metra, sot është 3000 euro për vendin e parë, për të dytin 2000, të tretin 1000 e kështu me radhë, tetë vende i fitojnë të dy gjinitë femërore dhe mashkullore. Shpërblimet janë diku afër 27 mijë euro për këtë edicion me karakter ndërkombëtar... 3:03 Ky shteg që është tani për tani, do ta ndërrojmë vitin e ardhëm, sepse i del licenca. Ne e licencojmë për katër vjet në Federatën Botërore,” ka thënë Sylejmani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat