Gega: Po reflektoj, sporti elitar do sakrifica

Atletika

Gega: Po reflektoj, sporti elitar do sakrifica

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 15:43
Luiza Gega

Ikona e atletikës shqiptare, Luiza Gega, e cilëson si fazë reflektimi periudhën aktuale, ndërsa thekson se nuk ka ndërmend që të tërhiqet, dhe është e gatshme të thyej të tjera rekorde, teksa më të fundit e vendosi të dielën e kaluar në Maratonën e Prishtinës.

“Për mua kjo është periudhë reflektimi. Ende nuk kam vendosur objektiva, sepse pata një zhgënjim personal për Lojërat Olimpike, kështu që dua ta mendoj pak më gjatë, pasi të vendosësh objektiva duhet të jesh gati psikologjikisht. Duhet të jesh gati për sakrificat që kërkojnë objektivat, stërvitjen në male, larg familjes, larg jetës sociale. Kështu që sporti elitar ka shumë sakrificë.

Unë e kam shumë të vështirë tërheqjen, kur po thyej rekorde. Pak ditë më parë theva rekord në maratonë.

Ndoshta mund ta shikoj veten në garat e rrugës në të ardhmen, por në një moment të dytë. Tani nuk mund ta them se çfarë kam vendosur për të ardhmen.

Gjithsesi po e shijoj këtë pjesën se jam pak më e lirë dhe kam mundësi që të vij dhe të takoj fëmijë siç jam sot (dje) këtu në Vlorë.

Jam shumë e lumtur që ata më duan shumë. Dashuria që marrë nga njerëzit është gjëja më e bukur që më ka dhënë sportit që të kenë një shembull frymëzimi, jo patjetër në fushën e sportit, por me mund e sakrificë ia dalin. Shqipëria i ka shumë mundësitë për zhvillimin e sportit.

Unë pres që vitin e ardhshëm të vendos një rekord të ri në maratonën e Vlorës ndoshta në 10 km ose 21 km do ta vendos. Uroj shumë që të vazhdojë kjo traditë këtu në Vlorë,” tha mes tjerash Gega.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat