Maratona e Berlinit, dominojnë atletët nga Etiopia, feston edhe Japonia

Atletika

Maratona e Berlinit, dominojnë atletët nga Etiopia, feston edhe Japonia

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 19:50
Tadese Takele   

Në Berlin u zhvillua ditën e sotme maratona mitike e këtij qyteti, e cila ishte në edicionin e saj të 50-të.

Në këtë garë siç pritej dominuan atletët afrikanë edhe pse duhet thënë se “festoi” edhe Japonia.

Si për meshkuj edhe për femra ishin dy atletë nga Etiopia, të cilët triumfuan në këtë edicion historik të njërës prej gjashtë maratonave më të mëdha të globit.

Për meshkuj ishte Milkesa Mengesha ai që preku i pari finishin ndërsa për femra ishte e zakonshmja Tigist Ketema.

Edhe pse kohët nuk ishin për rekord prap Maratona e sotme e Berlinit mbetet historike për nga niveli i shfaqur mes maratonomakëve pasi plot katër garues përfunduan garën nën 2 orë e 4 minuta (e treta herë në historinë e Berlinit) dhe plot 22 nën kohën e 2 orë 08 minuta (e dyta herë në histori pas Valencia 2023).

I pari jo afrikan që dhuroi kohën më të mirë ishte japonezi Yohei Ikeka (2h 05' 12").

5 meshkujt më të shpejtë:

Tadese Takele             ETH 2:03:24

Cibrian Kotut              KEN 2:04:34

Hailemaryam Kiros     ETH 2:04:41

Kibiwott Kandie          KEN 2:04:48

Bazezew Asmare         ETH 2:04:57

5 femrat më të shpejta:

Tigist Ketema                ETH 2:16:07

Genzebe Dibaba           ETH 2:18:05

Yebrugal Melese            ETH 2:19:36

Mestawot Fikir               ETH 2:20:45

Azmera Gebru               ETH 2:20:48

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat