Atletja keniane futet në histori

Atletika

Atletja keniane futet në histori

Nga: K.G. Më: 13 tetor 2024 Në ora: 23:34
Ruth Chepngetich

Atletja keniane Ruth Chepngetich fitoi maratonën në Chicago me një rekord të ri botëror.

Chepngetich e përfundoi garën pas dy orësh, nëntë minutash e 56 sekondash. 

Rekordin e mëparshëm botëror e mbante etiopianja Tigist Asefa me dy minuta 11 minuta e 53 sekonda, të cilin e kishte vendour në vitin e kaluar në maratonën e Berlinit.

“Ndihem mirë, jam krenare për veten time, ëndrra ime është realizuar.

Moti ishte perfekt dhe u përgatita mirë.

Jam e lumtur që rekordi botëror është rikthyer në Kenia”, ka thënë Ruth Chepngetich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat